Po ngarkohet Evente

« Të gjithë Eventet

  • This veprimtari has passed.

📍TRAJNIMI “3 DITË HESHTJE-QETËSI-MEDITIM”🧘🏻‍♂️ – TETOR

Tetor 27 - Tetor 29

€449

Mistiku i madh Rumi thoshte: “Heshtja është gjuha e Zotit, ndërsa gjithçka tjetër është përkthim i keq“. Kurse, Albert Einstein pohonte: «Mendoj 99 herë dhe nuk gjej asgjë. Pushoj së menduari, lundroj në heshtje, dhe e vërteta vjen tek unë.»

Më 27-28-29 Tetor 2023, në Hotel Panorama – Rrugovë, Pejë – Kosovë, Akademia e Qetësisë do të mbajë trajnimin eksluziv tre ditor, i quajtuar «TRE DITË PA FJALË!»

Një trajnim të këtij formati e kemi ofruar disa herë radhazi gjatë vitit që kemi lënë pas, në po të njëjtin vend, i cili pati një sukses dhe përvojë të jashtëzakonshme, ashtu siç edhe pritej!

Qetësia është sfida më e madhe, në veçanti në kohën në të cilën jetojmë. Ndërsa nga ana tjetër, pa e kuptuar qetësinë tonë, nuk do të mund ta kuptojmë as veten dhe as të tjerët, madje edhe nuk do ta zbulojmë asnjëherë të vërtetën mbi veten tonë.

Njerëzit, shumica prej tyre, ende intensivisht identifikohen me mendjen tyre. Ata mendojnë se janë mendja e tyre. Prandaj edhe vjen frika. Mendja është burimi i frikës dhe është vetëm një pjesë e vogël e qenies suaj.

Dhe ju nuk e dini se çfarë ka përtej kësaj.

E vërteta është se ju nuk jeni mendja juaj, ju jeni diçka përtej saj; prandaj është absolutisht e nevojshme që për një kohë të caktuar mendja e juaj «të detyrohet» të qëndrojë e qetë dhe ju mund të përjetoni për herë të parë eksperincësn se ju nuk jeni mendja juaj, ju vazhdoni ende të ekzistoni, edhe pse mendja ndalet, qetësohet.

Ju jeni më shumë sesa mendoni që jeni !

Gjatë këtyre tre ditëve mendja do të qetësohet, shpirti do të flasë nëpërmjet qetësisë. Qetësia është plot informacione. Heshtja është gjuha e shpirtit. Qetësia është faktori kryesor i shëndetit. Shumë ndryshime, reflektime, por edhe shpërthime të brendshme do të ndodhin.

Gjatë këtyre ditëve ka shumë meditim ne qetësi dhe të përcjellur me mantra dhe tinguj të ndryshëm, të qëndruarit në qetësi me veten, shëtitje në natyrë, nuk ka biseda fare me njëri tjetrin, nuk ka celulare, telefonata, email, nuk ka prekje, kontakt me sy me njëri tjetrin, as lexim, as shkrim.

Ushqimi është vegjetarian dhe janë dy vakte në ditë. Gjatë tre ditëve nuk ka asnjë lloj alkoli dhe do të konsumohet vetëm ujë pa gaz. Disa ushqime do konsumohen me sy mbyllur dhe shumë ngadalë.

Për të gjitha detajet, pjesmarrësit do të informohen para fillimit të trajnimit.

Cmimi: 449 4̶9̶9̶ (EUR)
Data: 27-28-29  Tetor 2023
Vendodhja: Hotel Panorama – Rrugovë, Pejë – Kosovë

Me shumë qetësi dhe dashuri.

Namaste

Sheki

Më shumë informacione mund të gjeni duke kontaktuar stafin tonë:

Në numrin:

+355 69 96 28 555

+38649120133,

ose në email:

[email protected],

[email protected].

Rezervo Direkt Tani

Detaje të rëndësishme rreth Eventit

Fillimi i eventit:
Tetor 27
Përfundimi i eventit:
Tetor 29
Çmimi:
€449
Event Kategori:
Website (BLI TANI):
https://shekiuseini.com/trajnim-special-3-dite-heshtje-qetesi-meditim/

Organizator

Akademia e Qetësisë
Phone
+41 (0)792 781 009
Email
akademia@shekiuseini.com
Vizito Organizator Website

Vendi ku mbahet

Hotel Panorama
Rrugovë, Pejë – Kosovë
Pejë,
+ Google Map

MIRË SE ERDHËT TEK AKADEMIA E QETËSISË!
Uroj të jeni mrekullueshëm 🙏
Për mua, Sheki Useini, është një kënaqësi e veçantë të ju uroj një mirëseardhje të përzemërt në Akademinë e Qetësisë dhe që tani jam i lumtur që do të ju ndihmoj të ndikoni tek vetja e juaj për të filluar një eksperiencë të re në jetë.
Unë dhe stafi im kujdesemi vazhdimisht që të shtojmë vlerë tek komuniteti jonë, duke qenë të vetëdijshëm se me punën që bëjmë, ne kujdesemi për një shoqëri më të mirë me një të ardhme më të bukur. Faleminderit që tani, që edhe ju tanimë jeni pjesë e kësaj energjie pozitive.
Duke ndjekur mësimet tona, do të kesh mundësi të mësosh meditimin, të eksplorosh vetëveten, të kuptosh më mirë ligjet e mendjes dhe univerzit, të krijosh më tepër paqe në vete, të rrisësh vetëvlerësimin dhe forcosh vetëbesimin, si dhe të ndërtosh nga vetja një verzion sipas asaj që ti synon.
Ne kemi nderin që juve si anëtarë i ri, të ju orfojmë një ofertë zbritjeje prej -10%, nëse do të aplikoni në njërin nga trajnimet / eventet që vijojnë:
3 DITË HESHTJE
TË PATHYESHËM
Shiko Eventet e ardhshme duke klikuar këtu.
Për ndonjë pyetje të mundshme, mos hezitoni të na kontaktoni. Stafi im dhe unë do të kujdesemi me plot përkushtim, që ju të merrni përgjigjen dhe shërbimin e duhur.
Me shumë Respekt,
Sheki Useini

Jeni gati për të mësuar tani!?
Mjeshtër Sheki ndan me ju hapat e parë, të cilët do ju ndihmojnë juve që të filloni të meditoni.
Ndiqni tani këtë webinar falas.

Play Video

Dëshiron të marrësh maksimumin nga jeta? Atëherë dëgjo librat “Kthesa e Madhe” dhe ”Kush je ti” si AudioBook, kudo që ndodhesh, dhe në çdo moment.
• Makinë • Telefon • Kompjuter • Udhëtime, Në Punë.

Për ndonjë pyetje të mundshme, mos hezitoni të na kontaktoni. Stafi im dhe unë do të kujdesemi me plot përkushtim, që ju të merrni përgjigjen dhe shërbimin e duhur. Me shumë Respekt, Sheki Useini