- +41 (0)792 781 009
- [email protected]
- Mon - Fri: 9:00 - 18:30
Mistiku i madh Rumi thoshte: “Heshtja është gjuha e Zotit, ndërsa gjithçka tjetër është përkthim i keq“. Kurse, Albert Einstein pohonte: «Mendoj 99 herë dhe nuk gjej asgjë. Pushoj së menduari, lundroj në heshtje, dhe e vërteta vjen tek unë.»
Më 19-20-21 Korrik 2024, në Kodra e Diellit, Tetovë, Akademia e Qetësisë do të mbajë trajnimin eksluziv tre ditor, i quajtuar «3 DITË PA FJALË!»
Një trajnim të këtij formati e kemi ofruar disa herë radhazi gjatë vitit që kemi lënë pas, në po të njëjtin vend, i cili pati një sukses dhe përvojë të jashtëzakonshme, ashtu siç edhe pritej!
Qetësia është sfida më e madhe, në veçanti në kohën në të cilën jetojmë. Ndërsa nga ana tjetër, pa e kuptuar qetësinë tonë, nuk do të mund ta kuptojmë as veten dhe as të tjerët, madje edhe nuk do ta zbulojmë asnjëherë të vërtetën mbi veten tonë.
Njerëzit, shumica prej tyre, ende intensivisht identifikohen me mendjen tyre. Ata mendojnë se janë mendja e tyre. Prandaj edhe vjen frika. Mendja është burimi i frikës dhe është vetëm një pjesë e vogël e qenies suaj.
Dhe ju nuk e dini se çfarë ka përtej kësaj.
E vërteta është se ju nuk jeni mendja juaj, ju jeni diçka përtej saj; prandaj është absolutisht e nevojshme që për një kohë të caktuar mendja e juaj «të detyrohet» të qëndrojë e qetë dhe ju mund të përjetoni për herë të parë eksperincësn se ju nuk jeni mendja juaj, ju vazhdoni ende të ekzistoni, edhe pse mendja ndalet, qetësohet.
Ju jeni më shumë sesa mendoni që jeni !
Gjatë këtyre tre ditëve mendja do të qetësohet, shpirti do të flasë nëpërmjet qetësisë. Qetësia është plot informacione. Heshtja është gjuha e shpirtit. Qetësia është faktori kryesor i shëndetit. Shumë ndryshime, reflektime, por edhe shpërthime të brendshme do të ndodhin.
Gjatë këtyre ditëve ka shumë meditim ne qetësi dhe të përcjellur me mantra dhe tinguj të ndryshëm, të qëndruarit në qetësi me veten, shëtitje në natyrë, nuk ka biseda fare me njëri tjetrin, nuk ka celulare, telefonata, email, nuk ka prekje, kontakt me sy me njëri tjetrin, as lexim, as shkrim.
Ushqimi është vegjetarian dhe janë dy vakte në ditë. Gjatë tre ditëve nuk ka asnjë lloj alkoli dhe do të konsumohet vetëm ujë pa gaz. Disa ushqime do konsumohen me sy mbyllur dhe shumë ngadalë.
Për të gjitha detajet, pjesmarrësit do të informohen para fillimit të trajnimit.
Cmimi: 499 (EUR)
EARLY BIRD TICKET € 449 (EURO)
Data: 19-20-21 Korrik 2024
Vendodhja: Kodra e Diellit, Tetovë
Me shumë qetësi dhe dashuri.
Namaste
Sheki
Më shumë informacione mund të gjeni duke kontaktuar stafin tonë:
Në numrin:
ose në email: