Rreth meje

KUSH JAM UNË ?

Unë jam Sheki, një Qenie shpirtërore, që bën një përvojë njerëzore në Planetën e bukur e quajtur Tokë.
Unë jam një udhëtarë i përkohshëm, që vjen nga burimi i dashurisë dhe që një ditë do të kthehet përsëri te burimi – te Zoti.
Unë jam këtu për të kuptuar se:
« Kush jam unë? »
« Pse jam këtu? » dhe
« Cili është misioni i ardhjes time këtu? »
Kjo është një nga inspirimet më të fuqishme, që nga tani e tutje kam në jetë, ndërsa mundësia që të suportosh që edhe të tjerët ta kuptojnë këtë, e bën jetën time një mrekulli. Personi më domethënës në jetën time, këtë rradhë, do të ngel nëna ime me mesazhin e saj të fuqishëm për mua, që të mos harroj asnjëherë se:
« Këmisha e fundit nuk ka xhepa! »

Sheki Useini

Nëse mendoni se e vërteta juaj dhe e të tjerëve është ajo që shihet me sy të lirë, atëherë nuk e keni takuar kurrë të vërtetën.

Sheki Useini

HISTORIA IME E SHKURTËR:

Unë, Sheki Useini, linda në fshatin Tenovë të Tetovës, më datën 11.10.1965. Që nga viti 1986 emigrova në Zvicër. Në Zvicër arrita të jem një sipërmarrës i suksesshëm në lëminë e gastronomisë, sportit dhe tregtisë me metalet e çmuara, si dhe folës publik për temat që kanë të bëjnë me shkencën e meditimit, hipnozës dhe motivimit.
Që nga fëmijëria kam qenë i pasionuar pas leximit, shkrimit, arteve marciale, MEDITIMIT, eksplorimit të vetëvetes, hulumtimit të ligjeve universale, ligjeve të mendjes dhe të suksesit.
Kurse «pika e vlimit» në këto aktivitete u arrit pas qëndrimit tim prej disa herësh nga 45 ditë në Indi, në Ashramin OSHO, qendra më e madhe ndërkombëtare për meditim dhe transformim. Jam shqiptari i parë i trajnuar dhe çertifikuar si mjeshtër i meditimit dhe hipnoterapisë në këtë qendër ndërkombëtare të spiritualitetit.

Në vitin 2020 themelova edhe Akademinë e Qetësisë me seli në Zvicër dhe Shqipëri.
Nga kjo kohë kam filluar ta ndjejë dhe quaj veten Profesor i Qetësisë!
 Nga më shumë se 15 vite ofroj seminare dhe trajnime nëpër disa shtete të Europës, ndërsa më i përkushtuar jam në krijimin e një vetëdije të re për meditimin dhe transformimin në trevat ku jetojnë shqipëtarë: Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Nga viti 2017 kam shkruajtur 3 libra me karakter spiritual dhe motivues:
1. Kush je Ti?!
2. Kontrata me Shpirtin
3. Kthesa e Madhe
Gjatë rrugëtimit tim shpirtërorë do të vazhdoj të shkruaj për tematikat që kanë të bëjnë me meditimin dhe transformimin e njeriut.
Vendimmarrja ime më e madhe ka qenë ajo e vitit 2020, që pjesën e ngelur të jetës të ja dedikoj meditimit dhe spiritualitetit, duke u tërhequr nga jeta e biznesit të deritanishëm.

Synimi dhe fokusi im do të qëndrojë konsistent që me mësimet dhe trajnimet e mia të shtoj vlerë në komunitet, të kontribuoj për një shoqëri dhe jetë më të mirë.

Unë për veten besoj se jetoj në kohën më të bukur të njerëzimit dhe për këtë jam shumë mirënjohës🙏🙏🙏

FALEMINDERIT O ZOT!

«Shpirti i im është ajo që ngel, kur ky trup dhe mendimet e mija bashkë me ndjenjat zhduken. Unë nuk jam trupi por unë banoj në një trup. Unë nuk jam mendimet e mia, por mendimet rrjedhin nëpërmjet meje.
Në të vërtetë unë jam ajo që është përtej kësaj”.

Sheki
NAMASTE 🙏❤️

KËSHTU MUND TË TË NDIHMOJ!

Energjia e punës sime drejtohet në atë mënyrë, që secili të kuptojë se MEDITIMI për neve është një dhuratë hyjnore nga Perëndia, që të mund ta eksplorojmë, menaxhojmë dhe kuptojmë veten tonë.
Duke e mësuar dhe praktikuar meditimin, do të qartësosh se ti je i veçantë ashtu siç je!
Unë do të ndihmoj që ta pranosh veçantinë tënde dhe do ta kesh shumë më lehtë të realizosh ëndrrat e tua dhe të jetosh jetën që meriton me pozitivitet.
Nëpërmjet mësimeve të mia do të kuptosh qartë se ti je më i madh se sa mendja jote mund ta mendoj dhe ti do fillosh të ndihesh i lirë, i lumtur, i qetë, paqësor dhe plotë DASHURI.
Si shkencëtarë autodidakt, nëpërmjet mësimeve të mia do të suportoj që ti ta pranosh faktin se je një tempull i gjallë i Perëndisë dhe do të mësosh shumë mbi të vërtetën tënde, mënyrën se si ta zbulosh këtë dhe gjithashtu do të mësosh se si të shërbehesh nga thesari i çmuar që mbart brenda vetes.

Mësimet që do të marrësh nga unë në forma të ndryshme, si dhe seminaret që do të ndjekësh nga Akademia e Qetësisë, do të depërtojnë thellë në vetëdijen tënde dhe pastaj nuk do ta kesh vështirë të jesh në paqe me veten, pa e gjykuar veten, pa fajësuar as veten as të tjerët, pa u krahasuar me askend, i balancuar dhe i guximshëm kundrejt të gjitha sfidave që përmban jeta në bagazhin e saj.

Unë do të ndihmoj të aftësohesh për të mësuar nga vetja për veten dhe nga jeta për jetën. Kjo do të mundësojë ta bësh veten një SHKOLLË të vërtetë. Kjo është shkolla e EKSPERIENCËS dhe njohuritë që dalin nga përvoja e kësaj shkolle, janë njohuri të dorës së parë.
Këto janë ato njohuri për të cilat ti ke nevojë në rradhë të parë!

Unë do të ndihmoj që ta mësosh meditimin dhe nëpërmjet tij të qartësosh që së pari të kërkosh në vetëvete, para se ta bësh diku tjetër dhe së pari të japësh përpara se të kërkosh, të mbjellësh para se të korrësh. Kur kjo ndodhë, atëherë ti ke triumfuar edhe mbi veten edhe mbi jetën.
Ti dhe jeta jeni bërë një, në fakt ju keni qenë gjithmonë NJË!

Për ty miku dhe mikesha ime, nuk do të mungojnë në mënyrë të vazhdueshme mësime dhe trajnime të nivele profesionale , në veçanti të tillët më të cilët unë dhe stafi im jemi krenar, siç janë:

«Të Pathyeshëm»
«3 Ditë Heshtje»
«Meditimi në Shpellë»
«Meditime për Kompani»

Për mua dhe stafin tim është një kënaqësi e llojit të vet të jemi pjesë e historisë tuaj të suksesit dhe bashkërisht të kontribojmë për një botë më të mirë.

Videot e mia

Regjistrohu në Youtube për të mësuar më shumë rreth Meditimit dhe përmirësimit të vetvetes.

MIRË SE ERDHËT TEK AKADEMIA E QETËSISË!
Uroj të jeni mrekullueshëm 🙏
Për mua, Sheki Useini, është një kënaqësi e veçantë të ju uroj një mirëseardhje të përzemërt në Akademinë e Qetësisë dhe që tani jam i lumtur që do të ju ndihmoj të ndikoni tek vetja e juaj për të filluar një eksperiencë të re në jetë.
Unë dhe stafi im kujdesemi vazhdimisht që të shtojmë vlerë tek komuniteti jonë, duke qenë të vetëdijshëm se me punën që bëjmë, ne kujdesemi për një shoqëri më të mirë me një të ardhme më të bukur. Faleminderit që tani, që edhe ju tanimë jeni pjesë e kësaj energjie pozitive.
Duke ndjekur mësimet tona, do të kesh mundësi të mësosh meditimin, të eksplorosh vetëveten, të kuptosh më mirë ligjet e mendjes dhe univerzit, të krijosh më tepër paqe në vete, të rrisësh vetëvlerësimin dhe forcosh vetëbesimin, si dhe të ndërtosh nga vetja një verzion sipas asaj që ti synon.
Ne kemi nderin që juve si anëtarë i ri, të ju orfojmë një ofertë zbritjeje prej -10%, nëse do të aplikoni në njërin nga trajnimet / eventet që vijojnë:
3 DITË HESHTJE
TË PATHYESHËM
Shiko Eventet e ardhshme duke klikuar këtu.
Për ndonjë pyetje të mundshme, mos hezitoni të na kontaktoni. Stafi im dhe unë do të kujdesemi me plot përkushtim, që ju të merrni përgjigjen dhe shërbimin e duhur.
Me shumë Respekt,
Sheki Useini

Jeni gati për të mësuar tani!?
Mjeshtër Sheki ndan me ju hapat e parë, të cilët do ju ndihmojnë juve që të filloni të meditoni.
Ndiqni tani këtë webinar falas.

Play Video

Dëshiron të marrësh maksimumin nga jeta? Atëherë dëgjo librat “Kthesa e Madhe” dhe ”Kush je ti” si AudioBook, kudo që ndodhesh, dhe në çdo moment.
• Makinë • Telefon • Kompjuter • Udhëtime, Në Punë.

Për ndonjë pyetje të mundshme, mos hezitoni të na kontaktoni. Stafi im dhe unë do të kujdesemi me plot përkushtim, që ju të merrni përgjigjen dhe shërbimin e duhur. Me shumë Respekt, Sheki Useini