- +41 (0)792 781 009
- [email protected]
- Mon - Fri: 9:00 - 18:30
Muaj prill i dedikohet meditimit, gjatë së cilit mjeshtri i kësaj shkence, Sheki Useini, ofron një herë në javë trajnime të kombinuara me ligjërata dhe meditime, nëpërmjet platformës virtuale ZOOM, ku ju do të keni mundësinë të mësoni, meditoni, të bëni pyetje në lidhje me temat e përzgjedhura për ju:
1.ABC E MEDITIMIT-Arti i të jetuarit në paqe
2.Eleminimi i stresit nëpërmjet meditimit
3.Chakrat dhe Hapja e Syrit të Tretë
4.Programimi i vetes për sukses
Ligjeratat dhe meditimiet gjatë këtij trajnimi janë të bazuara në metodologjinë shkencore të mësimdhënies.
Ne kemi projektuar me kujdes “Kursin e Prillit 2023” që ju ta kuptoni drejtpërdrejt:
• Cfarë është meditimi?
• Si bëhet meditimi?
• Pse duhet të meditosh?
• Cfare ndodh në trupin tënd kur mediton?
• Cilat janë benefitet që merr nga meditimi? etj…
E gjithë kjo do të ndihmojë që të shkosh në thellësi të esencës së meditimit, duke e rritur gjallërinë në jetë dhe në punë, dhe duke e tranformuar veten drejt një versioni më të mirë.
Nga ky kurs do të inkurajohesh të kuptosh vetveten dhe bashkë me të edhe një fakt shumë të rëndësishëm: “E nesërmja jonë gjithmonë do të varet nga ajo se çfarë mësojmë-besojmë-ndjejmë dhe veprojmë sot.
Kush është mjeshtri Sheki Useini?
Sheki është mjeshtër i meditimit dhe hipnoterapisë, i trajnuar 3 vite rradhazi në OSHO qendrën më të madhe ndërkombëtare të meditimit dhe transformimit në Indi dhe ka një përvojë 30 vjeçare në lëminë e spiritualietit dhe meditimit. Sheki është shqiptari i parë i çertifikuar nga kjo qendër me renome botërore dhe ka trajnuar deri më tani mijëra nxënës dhe njëkohësht është autorë i 3 librave me karakter spiritual:
“Kush Je Ti”, “Kontrata me Shpirtin” dhe “Kthesa e Madhe”.
Faleminderit që egzistoni!
NAMASTE
Sheki