Përshkrim
Edhe ky art mësohet dhe mjeshtërohet! Lloji i këtij arti, para së gjithash, është një kërkesë për t’u zgjuar për atë lloj jete që ti e meriton ta jetosh. Misteri i këtij mjeshtërimi fshihet në mënyrën e parashtrimit të pyetjeve të rëndësishme në jetë, nëpërmjet të cilave do të kuptosh se në të njëjtën kohë ndryshon edhe vetë përqendrimi yt dhe përgjigjet e duhura shfaqen si vetvetiu.
Përgjigjet që do të pranosh nuk dallojnë nga një dritë dore me të cilën ndriçon një terren të errët, sepse vetë jeta i ngjason një labirinti, duke lëvizur nga e njohura në drejtim të së panjohurës.
Këtë do ta vëresh menjëherë te vetë radhitja e temave në libër, të cilat shfaqen papritmas për syrin e lexuesit, ashtu siç bën edhe vetë jeta me ne, duke na mësuar që të jemi gjithmonë të gatshëm të mirëpresim sfidat e larmishme gjatë vallëzimit në vallen e saj.
Jeta nuk dallon nga një udhëtim dhe si i tillë do të ngelet gjithmonë.
Libri vendos në qendër të vëmendjes VETVETEN, projektin tënd më të rëndësishëm dhe apelon që ti të shmangësh çdo konflikt me të. Kur ti triumfon mbi veten, ke triumfuar edhe mbi jetën. Duke lejuar që dashuria dhe meditimi të jenë bashkudhëtarët e tu, do ta shijosh jetën nga kolltuku i krijuesit dhe jo i viktimës. Mbijetesa është vetëm minimumi, ndërsa liria, lumturia dhe paqja e brendshme janë kurora e saj.
Kjo është, pra, kthesa e madhe, momenti kur ti e kupton se dhimbja është pjesë e pashmangshme e rritjes, kurse vuajtja është vullnetare. I tërë libri i ngjason një protokolli se si të çlirohemi nga vuajtja në jetë!
Jeto – Dashuro – Medito!
Marildo (verified owner)
Dhurata më e mirë që i kam bërë vetes këtë vit.
Anisa (verified owner)
Çdokush duhet ta ketë të veten këtë audio qe te ndriçon jetën dhe të hap sytë. Faleminderit pafundesisht Sheki. Namaste.
Lenci Kaja
Dhurata më e mire qe kam marre ndonjehere.
Gerti Muzhaqi (verified owner)
Kam 1 muaj qe e degjoj gjithe diten ne makine, eshte nje thesar diturie dhe qe te ben te reflektosh dhe te zgjodhesh
Migena Popa (verified owner)
faleminderit per kete audio, auotori me ka lene pa fjale, nje gjeni
Denada (verified owner)
Ne kete liber gjeta shume pergjigje qe nuk mund tu jepja zgjidhje prej vitesh. eshte nje emocion i papershkueshem kur degjon kete audio e lexuar nga vte autori me emocion dhe origjinalitet