- +41 (0)792 781 009
- [email protected]
- Mon - Fri: 9:00 - 18:30
Të thuash „Nuk ka stres!“ nuk tingëllon fare natyrshëm, në veçanti në kohën në të cilën sot jetojmë.
Apo jo?!
Por, stresi normalisht nuk është pjesë përbërëse e jetës. Këtë ne e krijojmë nëpërmjet paaftësisë për ta kuptuar dhe menaxhuar sistemin tonë të brendshëm.
I ashtuquajturi „Stres“, nuk ndodh jashtë nesh, por në brendinë tonë. Sa më pak e pregatitur të jetë brendia jonë, po aq më tepër mundësi dhe hapësirë do të krijojmë që stresi të banoj dhe rebeloj tek ne. Aftësia për të krijuar rend dhe qartësi në „shtëpinë tonë“, do të krijojë një perspektivë të re definicionit të stresit. Stresi shfaqet para së gjithash nga perceptimi dhe mënyra se si ne reagojmë ndaj asaj që ndodh në botën e jashtme, kurse pastaj vazhdon të ushqehet nga frika dhe padituria jonë. MEDITIMI është alternativa më efikase për t`u mbrojtur nga kjo dhe për ta organizuar brendinë në një dimenzion vetëmbrojtës kundrejt asaj që është e dëmshme për shëndetin, paqën dhe lumturinë.
Ajo që duhet pasur gjithmonë parasysh është se vetëm një brendi e trajtuar si duhet mund të të sjell PËRMBUSHJEN dhe lumturinë e vërtetë dhe jo komforti material që krijojmë në botën e jashtme, e cila si e vetme nuk do të mjaftonte për një jetë të balancuar!
Meditimi dhe “stresi” nuk mund të qëndrojnë bashkë!
Ju uroj një fundjavë pa stres!
Sheki Useini
Akademia e Qetësisë është një kombinim i Meditimit, Motivimit dhe Suksesit, i cili na shtyn plotësisht drejt vetëdijes për veçantinë, potencialin, mundësitë, talentin tonë si dhe vetëdijen se nuk jemi të përhershëm këtu.
Lexo më tepër
Vendosni emrin tuaj, numër kontakti dhe email-in në mënyrë që ne t’ju dërgojmë emaile informuese për oferta dhe mundësi të ndryshme.
Copyright © Akademia e Qetësisë, Developed By AMS.AL
MIRË SE ERDHËT TEK AKADEMIA E QETËSISË!
Uroj të jeni mrekullueshëm
Për mua, Sheki Useini, është një kënaqësi e veçantë të ju uroj një mirëseardhje të përzemërt në Akademinë e Qetësisë dhe që tani jam i lumtur që do të ju ndihmoj të ndikoni tek vetja e juaj për të filluar një eksperiencë të re në jetë.
Unë dhe stafi im kujdesemi vazhdimisht që të shtojmë vlerë tek komuniteti jonë, duke qenë të vetëdijshëm se me punën që bëjmë, ne kujdesemi për një shoqëri më të mirë me një të ardhme më të bukur. Faleminderit që tani, që edhe ju tanimë jeni pjesë e kësaj energjie pozitive.
Duke ndjekur mësimet tona, do të kesh mundësi të mësosh meditimin, të eksplorosh vetëveten, të kuptosh më mirë ligjet e mendjes dhe univerzit, të krijosh më tepër paqe në vete, të rrisësh vetëvlerësimin dhe forcosh vetëbesimin, si dhe të ndërtosh nga vetja një verzion sipas asaj që ti synon.
Ne kemi nderin që juve si anëtarë i ri, të ju orfojmë një ofertë zbritjeje prej -10%, nëse do të aplikoni në njërin nga trajnimet / eventet që vijojnë:
3 DITË HESHTJE
TË PATHYESHËM
Shiko Eventet e ardhshme duke klikuar këtu.
Për ndonjë pyetje të mundshme, mos hezitoni të na kontaktoni. Stafi im dhe unë do të kujdesemi me plot përkushtim, që ju të merrni përgjigjen dhe shërbimin e duhur.
Me shumë Respekt,
Sheki Useini
Jeni gati për të mësuar tani!?
Mjeshtër Sheki ndan me ju hapat e parë, të cilët do ju ndihmojnë juve që të filloni të meditoni.
Ndiqni tani këtë webinar falas.
Për ndonjë pyetje të mundshme, mos hezitoni të na kontaktoni. Stafi im dhe unë do të kujdesemi me plot përkushtim, që ju të merrni përgjigjen dhe shërbimin e duhur. Me shumë Respekt, Sheki Useini
We will call you back soon